Kur na erdhi ftesa për kampin veror, fëmijët u emocionuan shumë, gjithashtu edhe unë. Ftesa për në ishte e papritur por e bukur. Origjina jonë është arumune, traditat i respektojmë shumë si në festa, ashtu në të folur arumanisht. Fëmijëve ju pëlqeu shumë kampi, ata zbaviteshin gjithë ditën me lokra dhe veprimtari të ndryshme.
Përshtypjet e mia janë të papërshkrueshme, magjike, atje njohëm shumë karaktere të ndryshme, fëmijë të edukuar dhe shoqe shumë të mira. Mesazhi im për fëmijët që do të jenë pjesë e kampit në vitet që do të vijnë është: udhëtimi drejt kampit veror do të jetë si një ëndërr e bërë realitet, shkoni dhe shijojeni!
Nga: Merita Rakazija