Prej datës 20 deri në 23 qershor 2024, në një nga qytetet më turistike të Rumanisë, Oradea, u zhvillua konferenca ndërkombëtare me titull: ”Burimet e historisë dhe interpretimet e historianëve”. Konferenca u organizua nga Universiteti i Oradeas, duke shënuar 15 vjetorin e veprimtarisë së Qendrës Studimore Ndërdisiplinore “Silviu Dragomir” pranë këtij Universiteti. Konferenca i zhvilloi punimet në mjediset e Universitetit ku studiojnë një numër i lartë studentësh në fusha të ndryshme. Konferenca nisi me fjalën e prof.univ.dr.habil. Sorin Sipos, zv.rektori i Universitetit të Oradeas, ndjekur nga prof.univ.dr. Igor Sarov nga Universiteti i Moldavisë, prof.univ.dr Dan Octavian Cepraga nga Universiteti i Padovas dhe prof.univ.dr.habil Gabriel Moisa, dekan i Fakultetit të Historisë. Me interes të madh u ndoq edhe fjala e Presidentit të Akademisë së Shkencave, dr. Ioan-Aurel Pop i cili shënoi edhe fillimin e veprimtarisë. Mes një numri të lartë pjesëmarrësish nga Italia, Mal i Zi, Polonia, Hungaria, Moldavia etj., edhe Shqipëria u përfaqësua nga znj. Entela Binjaku dhe Alina Zonja nga Fondacioni “Harriet Martineau” dhe z.Avdi Smajljaj nga Universiteti “Epoka”. Secili prej grupeve foli per studimet e tyre aktuale në fushën e historisë dhe vështirësitë, qëllimet dhe arritjet e tyre. Znj. Binjaku në këtë takim ” Arumunët e Shqipërisë nga koha e komunizmit në realitetin demokratik”. Përtej mirëpritjes dhe profesionalitetit, të bënte përshtypje modestia e pjesëmarrësve, pavarësisht suksesit të arritur dhe titujve shkencorë që mbanin. Ishte një nder të qëndroja pranë këtyre profesionistëve dhe të mësoja sadopak nga përvoja e tyre.
Alina Zonja