Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Fondacioni Harriet Martineau zhvilloi një takim online ku morën pjesë aktivistë, Qëllimi i veprimtarisë është kremtimi kulturor i kësaj dite. Dita festive u shoqërua me prezantimin per te pranishimit e zakoneve, traditave, elementëve të parë të gjuhës së pakicës arumune. Në fjalët e mbajtura të pranishmit folën për traditat, kulturën dhe gjuhën e të parëve arumunë si dhe për rëndësinë që kanë gjuhët e pakicave për kulturën e kombit shqipar. Ne takim u përcollën rëndësia e përdorimit në përditshmëri e gjuhës amtare, e arumanishtes, si dhe nevoja e ruajtjes dhe përcjelljes tek brezat e rinj të traditave dhe zakoneve të arumunëve.
Takimi u zhvillua online në platformën ZOOM, më 21.02.2025, ora 19:30.
Meeting ID: 884 6196 011
Passcode: 4RzFpb