Diten e enjte me 20 mars 2025 drejtuesja e Fondacionit Harriet Martineau znj. Entela Binjaku zhvilloi një takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” në Tiranë.

Në një bisedë me nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 6-ta, ajo foli mbi rëndësinë e edukimit, zhvillimin e aftësive dhe ndjekjen e pasioneve që në vegjëli.
Në perfundim të takimit znj. Binjaku dhuroi edhe disa libra, botime të Fondacionit për bibliotekën e shkollës.

Ky është takimi i tretë që drejtuesja e Fondacionit HM mban me nxënës të shkollave të kryeqytetit. Gjatë muajit shkurt ajo u takua me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” dhe gjate muajit mars me maturantë dhe nxënës të gjimnazit “Partizani”. Në të gjitha këto takime znj.Binjaku ka dhuruar pwr bibliotekat e shkollave dy botimet e Fondacionit HM: “Abecedarul aroman” dhe “Carte cu spuneri ramanesti”.