2 prilli eshte Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë. Me rastin e kesaj Dite nisma “Të mësojmë shqip sëbashku” zhvilloi ditën e mërkurë më 2 prill 2025 18:30 një takim kulturor që u mbajt në librarinë “Babel” tek Piramida. Te pranishmit ndanë shqetësime, problematika, ide për zgjidhjet e të cilave mund t´i gjejmë sëbashku.

Ne takimin e mbajtur mes librave, autorëve, sociologëve, prindërve mori pjesë dhe mbajti një fjalë edhe drejtoresha e Fondacionit HM znj. Entela Binjaku e cila foli për librat për fëmijët e pakicave kombëtare duke paraqitur për të pranishmit dy botimet e Fondacionit: “Abecedar aroman” dhe “Carti cu spuneri ramanesti”.

Data 4 dhe data 23 prill janë përkatësisht Dita Botërore e Librit për Fëmijë dhe Dita Botërore e Librit.