Unë jam Era, nje vajzë qe me pelqen te eksploroje vende te bukura. Kisha dëgjuar per Rumaninë dhe per qytetet e saj, por nuk e kisha menduar qe per heren time te pare qe do shkoja jashtë shtetit, vendi qe do te vizitoja do te ishte Rumania. Sapo me erdhi mundesia per te shkuar atje nuk e mendova dy herë dhe vendosa të shkoja. Me kishin then qe rruga do te ishte e gjate dhe e lodhshme, por cdo cast ishte aq i mrekullueshem sa dhe autobusi kishte bukurine e tij. Nuk ishte aspak e lodhshme, perkundrazi u kenaqem me shoket duke bere shaka dhe video te cilat me pas i postonim ne rrjetet sociale. Aq shume flisnim me njeri-tjetrin, sa nuk fjeta fare edhe pse udhetimi zgjati 24 oreë. U nisa nga Fieri diten e dielë dhe diten e hënë isha ne Săcelu. Në pamje te pare mu duk nje vend i vogel, por shume i bukur dhe interesant. Kishte shtepiza te vogla ku qendruam per nje javë. Diten e pare u njoha me shoqet e dhomes dhe më pas fillova qe te njihesha me te tjeret.Dolem dhe pamë vendin perreth, u njohem me rregullat dhe aktivitetet qe mund te benim atje. Brenda kampit kishte nje fushe shume te madhe basketbolli dhe vende ku mund te merrje pjese ne aktivitete si: muzikë, kercim, pikturë dhe mesimin e gjuhes rumune. Ditet e tjera filluam qe te ndaheshim ne grupe e te merrnim pjese ne aktivitet qe ofroheshin aty. Une vendosa qe te merrja pjese tek mesimi i gjuhes rumune. Mesuesja qe na mesoi ishte shume e qete dhe ishte nje menyre shume e mire per t´u socializuar me shoket e shoqet, por edhe me mesuesit rumune. Me pas mesuesja e kercimit vendosi qe te mblidheshim bashke dhe te kercenim nje valle tradicionale rumune .Ishte shume interesante. Dhe ne i treguam pak nga kultura jone duke kercyer nje valle popullore shqiptare. Pas kesaj dite beme disa ekskursione ku vizituam shume manastire, muze. ku mesuam per kulturen e traditat rumune. Pervec kesaj shkuam dhe ne nje qytet tjeter Tărgu Jiu. Kur shkuam atje po jepej nje shfaqje me violine.Vendosem qe te merrnim pjese. Pasi mbaroi shfaqja beme te gjithe foto dhe morem autografe nga 2 artistet e talentuar.Pasi mbaronim vizitat neper qytetet rumune ne darke shkonim tek menca dhe me pas qendronim gjithe naten deri vone duke organizuar lojera, kercime, filma dhe kenge. Ditet e fundit shkonim vetem ne pishine. Pishina ndodhej ne Săcelu .Kaluam shume bukur atje.Pjesa me e bukur ishte se cdo gje ishte e organizuar nga ne. Shkembenim cdo dite mendime me njeri-tjetrin se si t´i bënim ditet tona me te bukura. E më pas udhetimit i erdhi fundit. Shtate dite kishin kaluar sa hap e mbyll syte. Ne fillim na dukej sikur sdo te kalonin kurre se ndoshta nuk e njihnim njeri-tjetrin dhe ishte hera e pare qe po qendronim kaq shume dite larg nga familja, por e them me plot gojën se nese do me pyesnim qe ta vizitoja perseri nuk do te hezitoja aspak.
Nga: Era Demo