Rreth nesh

Fondacioni “Harriet Martineau” u themelua në Tiranë në datë 06. 06.2012 me nismën e një grupi intelektualësh. Fondacioni punon në drejtim të edukimit të të rinjve me vlerat e një shoqërie të zhvilluar e të së drejtës. Në qendër të angazhimit të Fondacionit është edhe promovimi i pakicave kombëtare (arumune), ruajtja, afirmimi i identitetit kulturor dhe gjuhësor, promovimi përmes mass-medias i identitetit gjuhësor të pakicave, forcimi i njohjeve gjuhësore të pakicave etnike tek të rinjtë. Prej vitit 2023 Fondacioni HM eshte anetar i Keshillit te Integrimit Evropian prane Parlamentit te Shqiperise.

Prej vitit 2023 Fondacioni HM është anëtar i Keshillit te Integrimit Evropian prane Parlamentit te Shqiperise dhe merr pjesë në të gjitha takimet e mbajtura mbi kapitujt e integrimit evropian. Fondacioni ka nënshkruar marrëvveshje partneriteti me: Shoqatën Miqësi dhe Integritet” në Galac të Rumanisë, me Qëndrën Studimore Ndërdisiplinore “Silviu Dragomir” me në qendër Oradea të Rumanisë, me Shoqatën për Kulturën e Banatit me në qendër Timishoara të Rumanisë, me Kompleksin Muzeal të Oradeas Rumani, me Shkollën Doktorale të Universitetit të Oradeas Rumani dhe është ndërmjetësues i marrëveshjes së Partneritetit mes Bashkisë së Lushnjes së Qarkut të Fierit dhe 4 bashkive të Qarkut të Jashit, Rumani.

Misioni: Fondacioni ka krijuar nder vite lidhje binjakëzimi me organizata të tjera qeveritare e jo qeveritare, brenda e jashtë vendit për për zhvillimin e shoqërisë.

Vizioni: Shumë prej nismave të Fondacionit  synojnë të ndihmojnë në njohjen dhe përmirësimin e dukurive që shqetësojnë jetën e shoqërisë sonë në tranzicion. Që në fillesat e tij  Fondacioni “HM”  vendosi të ndërtojë  bashkëpunimit me organizata  të tjera që kontribuojnë në fusha të ndryshme të zhvillimeve shoqërore, duke sjellë në vëmendje të shoqërisë fëmijët, të rinjtë, edukimin, gruan, pakicat etj.

Që nga themelimi Fondacioni HM  ka qenë pjesëmarrës në  veprimtari  të organizuara nga aktorë të shoqërisë civile shqiptare:

  • Fushata e dhurimit të gjakut organizuar nga  “Kryqi i Kuq Shqiptar”;
  • Fushata e pastrimit organizuar nga  “Green Line Albania”;
  • Pjesëmarrës në fushatën “Kundër dhunës me bazë gjinore”;
  • Aktivitet në kuadër të fushatës – “No hate speech Albania”;

Fondacioni ka organizuar këto veprimtari:

  • Orë mësimi e hapur me të rinj që votojnë për herë të parë;
  • Fushata e  përvitshme  me titull: “Një dhuratë për ty” në prag Krishtlindjeje;
  • “ Arti i kinematografise në ndihmë të promovimit të gruas shqiptare” në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore;
  • Fushatë mbledhjeje ndihmash  për familjet rome në njësinë nr.4. Tiranë
  • “Promovimi i librit “Një copëz Shqipëri”;
  • Aktiviteti me titull: “Tinguj në pranverë” edicioni 1 dhe 2
  • Aktivitet me titull:  “Shkolla dhe integrimi”- zhvilluar në “Ditën Ndërkombëtare të Romëve”
  •  “Arsimi e globalizuar dhe festa kombëtare e mësuesit”- aktivitet me të rinj universitarë.
  •  “Libri i orës 5”, takim mes të rinjve dhe shkrimtarëve suedezë.
  • Aktivitet përurues i librit të autorit Mircea Perpelea, ambasadori i Rumanisë në Shqipëri në Bibliotekën e qytetit të  Fierit.
  • Zhvillimi i portalit të parë të lajmeve në gjuhën rumune në Shqipëri “arumun.com”.
  • Botimi dhe promovim i abetares së dialektit arumun në Shqipëri.
  • Aktivitet në Ardenicë me nxënës nga familjet arumune të fshatit Mekat, Vlorë.
  • Përmirësim i kushteve të zhvillimit të mësimit në shkollën e fshatit Mekat, Vlorë.
  • Pjesëmarrës në kampet verore ARC, Rumani.
  • Zhvillimi i koncertit me orkestrën simfonike të Universitetit të Arteve me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë.
  •  Çelja e klasave online të mësimit të dialektit arumun dhe të gjuhës rumune në fundjavë.
  • rreth 30 fëmijë dhe të rinj vullnetarë të Fondacionit kanë qenë pjesëmarrës në tre edicione në kampet verore ARC në Rumani.
  • Mbështetja e grupit folklorik arumun të Mekatit drejt marrjes pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. 
  •  15 janar 2024 ne mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” në Tiranë u mbajt veprimtaria perkujtimore në nderim te Mihai Emineskut.
  • 12-26 shkurt 2024 ne mjediset e Galerië pranë Komitetit Kombëtar të Pakicave Kombëtare u hap ekspozita me punime artizanale të arumunit Ilir Kaçani nga fshati Skrofotinë i Vlorës. Kjo ekspozitë u ndërmor me nismën e Fondacionit H.M.
  •  Në datën 21 shkurt 2024 në mjediset e Selisë së Ambasadës së Rumanise në Tiranë u kremtua “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”. Në këtë veprimtari u prezantuan libra të shkrimtarit arumun Ligor Thano, u kënduan këngë arumune nga grupi i Kavajës dhe u prezantuan disa materiale video në terren të realizuara nga Fondacioni “H.M” .
  • Fondacioni “H.M” mori pjesë në Ditën e Rumunëve të Kudondodhur, nga data 25-28 maj në Bukuresht në Festivalin me titull “Këtu -aty” edicioni VII.
  • Fondacioni “H.M”  zbatoi dy projekte të financuara nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur: Vazhdimi i orëve arumanisht ne Mekat te Vlores dhe vijoi me portalin e parë në gjuhën rumune në Shqipëri arumun.com. me radion online “HM “Arumun” që i kushtohet komunitetit arumun në Shqipëri. Kete vit fale projektit u ofrua mbeshtetje per RTSH-Gjirokastren.
  • Fondacioni “H.M”  ka ndjekur të gjitha takimet e organizuara si anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Parlamentin e Shqipërisë.
  • 23-25 qershor 2024 Fondacioni “H.M”  mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Historisë “Burimet historike dhe interpretimet e historianëve” organizuar nga Qendra e Studimeve Ndërdisiplinore ,,Silviu Dragomir”e Universitetit të Oradeas.
  • Fondacioni HM ka ofruar ndihmë në aplikimet për Universitetet rumune të të rinjve arumunë të vendit tonë në vitin akademik 2023-2024.
  • Nxenes dhe te rinj nga Fondacioni HM morën pjesë në programin ARC ne Oglinz te Rumanisë.
  • 30 gusht 2024 Fondacioni organizoi Festën për Ditën e Gjuhës rumune. Kjo veprimtari u mbajt ne selinë e Ambasadës se Rumanise ne Tirane. Ne takimin kulturor mori pjese Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë, Sh.T. Oktavian Sherban.
  • 26 shtator 2024 ” Dita evropiane e gjuhëve” – Perfaqesuesja e Fondacionit HM mori pjesë ne takimet me nxenesit e shkolles jopublike 9-vjeçare “Flatrat e dijes” në Fier.
  • 21 tetor 2024 Fondacioni HM organizoi koncertin e pianistes Patricia Rosca ne Tirane.
  • 25-26 Tetor 2024 Fondacioni HM. mori pjese ne “INTERNATIONALES JUGENDFESTIVAL HEIDELBERG 2024”.
  • Fondacioni HM lansoi aplikacionin ARUMUNFM te radios online ARUMUN.
  • 15 janar 2025- Takim online ne “Vitin e Emineskut”.
  • 21 shkurt 2025- Takim online me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.