Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censusin e Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023. Sipas INSTAT-it puna në terren do të fillojë në 18 Shtator 2023. Puna në terren do të zgjasë gjashtë javë. Censusi ishte planifikuar për në vitin 2021 por eshte shtyre dy here.
Cfarë është CENSUSI?
Rregjistrimi është një kërkim statistikor i zhvilluar në popullatën rezidente të një shteti – pra në popullatën që jeton në atë shtet. Të dhënat që dalin nga rregjistrimi përdoren për politikat publike, kombëtare dhe vendore si dhe për aktivitetet administrativo-kërkimore.
Si na e përmirëson Censusi të përditshmen tonë?
Censusi do të shërbejë si bazë për të prodhuar indikatorë statistikorë që merren nga përpunimi i të dhënave individuale mbi karakteristikat e popullatës: mosha, gjinia, gjëndja civile, niveli arsimor, etnia, gjuhën e nënës, punësimi etj.
Me ligjin 96/2017 për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë” më 13 tetor 2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si: Pakicë Kombëtare. Sipas nenit 3 pika 2. “Në kuptimin e këtij ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare”.
Tregoni përgjegjësi ndaj pakicës tuaj kombëtare! Politikat e shtetit ndaj pakicave kombëtare varen nga rezultatet e Censusit.