Ditën e premte, më 30.09.2022 në mjediset e Hotelit „Tirana International” salla „ONUFRI” Fondacioni “Harriet Martineau” do të përuroje projektin: “Pajisja e shkollës dhe vazhdimi i orëve të arumanishtes dhe të rumanishtes në Mekat të Vlorës”. Në program eshte parashikuar prezantimi i projekteve te Fondacionit që realizohen me mbështetjen Qeverise se Rumanise nepermjet DRP- se kryesisht ne promovimin e pakices kombetare arumune. Ky projekt është rezultat i interesimit dhe bashkëpunimit të veçantë të komunitetit të fshatit Mekat me Fondacionin „Harriet Martineau”. Fale mbeshtetjes financiare te DRP-se u krye hidroizolimi i catise se shkolles, u realizua serish pajisja me internet. Vitin e kaluar klasa u pajis me 3 kompjutera, nje printer, internet dhe nje kondicioner, ndersa kete vit ju shtuan edhe 10 tavolina dhe 25 karrige, nje tabele te re. Qe nga marsi ne cdo fundjave (me perjashtim te gushtit kur femijet largohen per pushime)nxenesve u jane ofruar ore në gjuhën rumune permes platformes ZOOM. Nga marsi e ne vazhdim, te shtunave ata kane ndjekur edhe mesimet ne klase në dialektin arumun me mësuesin, banor te fshtatit. Klasa, dritaret dhe muret jashte shkolles jane lyer . Mjediset e klases dhe te shkolles jane permiresuar dukshem fale punes se banoreve te kontraktuar per riparimin e saj. Kurset serish janë zhvilluar falas dhe u janë drejtuar familjeve arumune të cilat dëshirojnë që fëmijët, nipërit, mbesat e tyre të ruajnë arumanishten dhe t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre. Në këtë mënyrë kjo pasuri dhe trashëgimi kulturore të ruhet brenda komunitetit si një vlerë që i shtohet realitetit kulturor të zonës. Nderkohe kurset e mesimit te rumanishtes u ofrohen te rinjve qe deshirojne te ndjekin ne te ardhmen studimet e larta ne institucionet arsimore te Rumanise. Ky projekt eshte percjelle edhe ne mediat e Fierit dhe Vlores. Per 60 dite rresht ne valet e TV Kombi dhe per 17 dite rresht ne valet e Televizionit “Eden 3!