Nga data 3 korrik e deri sot më 10 korrik 2023 një grup prej 45 pjesëmarrësish nga Shqipëria, nxënës dhe studentë arumunë, nen shoqërimin e koordinatorëve përgjegjës, të organizuar nga shoqatat që kanë në qendër pakicën arumune të vendit morën pjesë në kampin veror ARC, në Sëçelu, në qarkun e Gorzhit, në zonën e Oltenias. Për një javë ata u bashkuan në këtë kamp ku edhe patën mundësinë të zbulojnë më shumë nga historia, kultura dhe nga zakonet e traditat rumune të kësaj zone. Kampi dhe udhëtimi falas sigurohej nga organizatorët, pra nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur në partneritet me Ministrinë e Familjes, Rinisë dhe të Mundësive të Barabarta si dhe me Agjencinnë Kombëtare ttë Sportit. Ky është edicioni i XIV i ketij programi i njohur si kampet ARC dhe pritet që deri në mbyllje të tij në 28 gusht në të, të marrin pjesë 5000 të rinj që ne ture prej 7 ditësh do të qëndrojnë ne 6 qendra turistike. Edicioni i këtij viti mban emrin e Dimitrie Onciul, një historian i ndarë nga jeta 100 vjet më parë. Ceremonia e hapjes u mbajt në kampin e Sulinës në 6 korrik ku edhe u lidhën online të pesta kampet e tjera: (Këprioara, në qarkun e Hunedoarës, Kodri de Aramë në Botoshan, Oglinz në qarkun e Neamcit, Sëçelu në qarkun e Gorzhit dhe Sënxheorz-Bëi në qarkun e Bistrica Nësëudit. Në këto 7 ditë të qëndrimit në kamp pjesëmarrësit nga arumunët e Shqipërisë zhvilluan disa aktivitete: ata u vizituan nga Prefekti i Qarkut të Gorzhit dhe nga nënkryetari i tij, ndoqën një nga koncertet e turneut ndërkombëtar të artistit të shquar rumun, violinistit Aleksandru Tomesku i cili luan me një violinë legjendare Stradivarius. Ky turne mbahet prej 16 vjetësh dhe këtë vit titullohej “Në gjendje për të dashuruar”. Të rinjtë dhe nxënësit nga Shqipëria vizituan Shpellën dhe Manastirin e Polovraxhit, Manastirin e Tismana- Hobicës, shtëpinë muze të skulptorit të shquar Konstantin Brënkushit, Muzen e Arkitekturës Popullore etj. Një ndër çastet më mbresëlënëse ishte vizita në Universitetin “Konstantin Brenkushi” të Tërgu Zhiut. Faleeminderit organizatorëve, falëminderit pjesëmarrësve për bashkëpunimin!