Nga data 30 korrik e deri në 7 gusht 2024 një grup prej 38 pjesëmarrësish nga Shqipëria, nxënës dhe studentë arumunë, nen shoqërimin e koordinatorëve përgjegjës, të organizuar nga shoqatat që kanë në qendër pakicën arumune të vendit morën pjesë në kampin veror ARC, në Oglinz, në qarkun e Neamcit. Për një javë ata u bashkuan në këtë kamp ku edhe patën mundësinë të zbulojnë më shumë nga historia, kultura dhe nga zakonet e traditat rumune të kësaj zone. Kampi dhe udhëtimi falas sigurohej nga organizatorët, pra nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur në partneritet me Ministrinë e Familjes, Rinisë dhe të Mundësive të Barabarta si dhe me Agjencinë Kombëtare të Sportit. Ky është edicioni i XV i ketij programi i njohur si kampet ARC. dhe pritet që deri në mbyllje të tij të rinj ne ture prej 7 ditësh do të qëndrojnë ne 6 qendra turistike:
Qendra Rekreative “Kodri de Aramë” – Agafton, qarku i Botoshanit
Qendra Rekreative “Sënxheorz – Bëi, qarku Bistrița-Năsăud
Qendra Rekreative “Poiana Pinului”, qarku i Buzëut
Qendra Rekreative “Këprioara”, qarku i Hunedoarës
Qendra Rekreative “Oglinz”, qarku i Neamcit
Qendra Rekreative “Gëlëçiuk”, qarku Vrançeas
Programi “ARC” i ndermarre nga DRP-ja, u kushtohet studentëve dhe të rinjtve rumunë nga jashtë kufijve të vendit, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e rumunëve të kudogjendur. Për një javë, ata mund të eksplorojnë një zonë të Rumanisë dhe të përmirësojnë aftësitë e komunikimit në rumanisht, përmes aktiviteteve kulturore, arsimore dhe sportive të organizuara brenda kampeve, përmes ndërveprimit me lehtësuesit dhe vullnetarët rumunë që do t’i udhëheqin ata, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve të interesit në zonat që vizitojnë.
Organizatorët përballojnë shpenzimet e akomodimit, udhetimit per komunitetet historike dhe ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit në kampe. Vitin e kaluar 8 pjesëmarrës nga Fondacioni Harriet Martineau morën pjesë në Kampin ARC të mbajtur në Qendrën Rekreative Săcelu. Ata ishin pjesë e 45 fëmijëve arumunë nga Shqipëria që morën pjesë gjatë datave 3-10 korrik, Seria I. Programi ARC është ndërmarrë nga DRP-ja dhe ka në qendër studentët dhe të rinjtë rumunë kudo ata janë, me qëllim lehtësimin e ndërveprimit dhe dialogut midis të rinjve nga komunitetet historike, të rinjve nga diaspora dhe të rinjve nga Rumania, për t´i ndihmuar të zbulojnë ose të rizbulojnë Rumaninë. Grupet formohen me mbështetjen e misioneve diplomatike, shoqatave dhe njësive të kultit, duke respektuar kriteret e përzgjedhjes.