Udhëtimi në Rumani ishte një ndër më të veçantët për mua sepse ishte një përvojë ndryshe nga të tjerat. Gjatë asaj jave kam kaluar aventura të ndryshme, siç ishin vajtja në muze historik dhe i folklorit, në pishina, vizita e shpellave, festat e organizuara në darkë etj. Njohja e shoqërisë së re e bëri edhe me argëtues këtë udhëtim. Të gjithë ishin shumë të shoqërueshëm, si të rinjtë nga Shqipëria po ashtu edhe miqtë e rinj rumunë. Jam shumë e lumtur që m´u dha mundësia të shkoja në kampin Sëçelu.
Nga: Alesia Mishtaku