Ora: 19.00, Salla e Koncerteve “Tonin Harapi”, Tiranë. Patriçia Maria Roshka (Patricia Maria Roșca) 17 vjeç, lindur në Lugozh të qarkut të Timishit ku edhe nisi shkollën e muzikës “Filaret Barbu” në klasën e mësuese Ramona Krina dhe në klasën e pestë nisi studimet me profesoreshë Karmen Shoner. Pas shumë suksesesh dhe rezultatesh të shkëlqyera duke filluar që nga klasa e 9-të ajo studion piano në Kolegjin Kombëtar të Muzikës “Xhorxhe Enesku” të Bukureshtit në klasën e profesoreshës Mihaela Zamfiresku.
Që në fillimet e saj ka marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku dhe ka fituar çmime të rëndësishme dhe është e ftuar të interpretojë në mbrëmjet e fitoreve të tilla si:
Çmimi i madh “Pro Piano Timishoara”;
Trofeun e Kristaltë “Klara Peia” ;
Çmimin e Madh Duo “Sabin Pautza” ;
Çmimin e parë në “Alma Cornea” ;
Çmimin e parë në “Golden Piano Talent” Maqedoni e Veriut;
Çmimin “Neapolitan Master Competition” në Itali;
Çmimin e parë në “Franc List Center International” në Spanjë;
Çmimin e parë “Simirum Muzic Fest”;
Çmimin special dhe një recital në “Museart Academy”;
Pianistja më e mirë e edicionit “Gradus”;
Çmimi special dhe një mbrëmje Gala në Vjenë dhe një Recital në “Mozart House”.
Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse si në Rumani ashtu edhe jashtë si në: Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari, Serbi etj. Në Republikën Çeke ishte finaliste dhe fituese e Konkursit “Elevato” në Konservatorin e Pragës ku dhe debutoi me orkestrën e Karlovi Varit e drejtuar nga dirigjenti Bernat Quetglas me interpretimin e Koncerit nr. 1 në Sol Minor të Feliks Mendelsonit. Aktualisht është një ndër të rejat olimpike të Rumanisë duke qenë fituese e çmimeve të rëndësishme në Olimpiadat kombëtare. Për më shumë përparim ajo ka marrë pjesë në orët e Masterklasave me profesorë dhe pianistë të shquar si: Dragosh Mihëilesku, Çedrik Pescia, Horia Mihail, Manuela Iana Mihëilesku, Xhuzepe Devastato, Dragosh Dumitriu, Xhovana Banjac, Vlad Dimulesku dhe shumë pianistë e profesorë të tjerë.
PROGRAMI:
GEORGE ENESCU- TOCCATA, PAVANA, BOUREE DIN SUITA NR.2 OP.10.
FRANZ LISZT -RAPSODIA HUNGAREZE NR.12.
LISZT -GRANDES ETUDES DE PAGANINI NR.1.
NESTOR KRAJA- TOCCATA dhe ENIGMA
ÇAJKOVSKI PABST- Parafraza e koncertit nga “Bukuroshja e fjetur”.
MAURICE RAVEL-LA VALSE