Nga data 9 mars deri në datën 26 prill 2023 Komiteti për Pakicat Kombëtare i Shqipërisë hapi thirrjen për projekt-propozime me titull: “Ruajtja dhe promovimi i artit, kulturës, artizanatit tradicional dhe trashëgimisë kulturore për pakicat kombëtare në Shqipëri”. Kjo thirrje e botuar ne faqen zyrtare te KPK-së mbeshtetej në VKM 769 datë 15.12.2021 për “Kriteret e mbështetjes së nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional e fetar dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e fondit për pakicat kombëtare”. Në institucionin e Komitetit për Pakicat Kombetare u paraqitën në total 10 projekt-propozime. Komisioni i Vleresimit pjesë e të cilit ishte dhe një përfaqësues i shoqerisë civile, mbështetur në VKM 769 datë 15.12.2021 mbi “Fondin për pakicat kombëtare” Kreu II, Pika 8/c, gjatë vlerësimit përzgjodhi 5 projektet, që plotësonin kriteret e vendosura sipas Drejtimeve të Thirrjes dhe Udhëzuesit përkatës. Thirrja mbështeti projekte dhe veprimtari që nxisin, ruajnë
dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në RSH të tilla si ekspozita/panaire, evente te diversiteti kulinar, shfaqje artistike, muzika, vallja dhe kënga, rituale dhe festa. Projekte që nxisin, ruajnë promovojnë dhe trashëgojnë artizanatin tradicional të pakicave kombëtare si organizimin e panaireve, ekspozita me produkte të artizanatit, etj; Fondi i Pakicave Kombëtare në total ishte 4 mln lekë përcaktuar kjo me Ligjin Nr. 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”.Fondacioni Harriet Martineau ka aplikuar në të dyja thirrjet e viteve 2022 dhe 2023 dhe nuk ka rezultuar fitues. Vitin e kaluar aplikoi në Thirrjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të nëntë pakicave Kombëtare në Shqipëri në “PRIORITETIN – 1 – Promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore për nëntë pakicat kombëtare në Shqipëri. Komiteti për Pakicat Kombëtare synon të promovojë dhe ruaj identitetin e dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar të nëntë pakicave kombëtare në RSH duke pasur në fokus: kulturën jo-materiale (folklori, historia orale, ruajtja e gjuhës etj). Bashkëpunimi i qëndrueshëm midis organizatave dhe aktorëve të ndryshëm në organizimin e aktiviteteve dhe programeve edukuese nën këtë thirrje, synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore për pakicat kombëtare në Shqipëri. Ne muajin prill te ketij viti Fondacioni Harriet Martineau paraqiti projekt propozimin me titull: “Kultura, artizanati dhe trashëgimia kulturore e pakicave në tryezën e diskutimeve”. Ky aplikim u paraqit në kuadër të Thirrjes së shpallur nga Komiteti për Pakicat Kombëtare për ruajtjen dhe promovimin e artit, kulturës, artizanatit tradicional dhe trashëgimisë kulturore për pakicat kombëtare në Shqipëri. Edhe ky projekt nuk rezultoi mes 5 fituesve. Lista e fituesve mund te konsultohet ne: http://www.pakicatkombetare.gov.al