• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Grabova e Sipërme, fshati turistik i braktisur nga shteti

editor by editor
January 23, 2024
in Artikuj
0
smart

smart

136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

You might also like

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Edhe pak javë e në vendin tonë do të nisë Censi i popullsisë dhe i banesave. Ky proces me rëndësi të madhe për politikëbërjen qëndrore dhe vendore rikthehet pas 12 vjetësh. Pasi u shty dy herë, fillimisht për shkak të pandemisë e ma pas për shkak të pamundësisë për organizimin logjistik, INSTAT-i ka njoftuar se me 18 shtator do të fillojë ky rregjistrim i shumëpritur.  Për disa javë institucioni përgjegjës bëri thirrje për rekrutimin e individëve që do të marrin pjesë në rregjistrimin e popullatës dhe të banesave dhe tashmë ka nisur me trajnimin e tyre. Me shumë kërshëri pritet të shohim si do të shkojë ky proces për pakicat kombëtare në vendin tonë.  Tanimë prej 7 vjetësh pakicat kombëtare në vendin tonë të njohura sipas nenit 3 të ligjit 96/2017 për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë” janë:  “pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare”. Në prag të Censit, në atmosferën e verës të vizitonim fshatin turistik Grabovë e Sipërme. Ky fshat është bërë shpesh objekt kronikash mediatike që pasqyrojnë bukuritë natyrore dhe turistike të tij. Po ashtu opinioni është njoftuar se fshati me histori të madhe ka refuzuar prej vitesh të marrë pjesë në si në zgjedhjet qëndrore, po ashtu edhe ato vendore. Prej kohësh fshati është duke treguar rezistencë  për të mos i dorëzuar ujin,  biznesit të hidrocentraleve. Por nëse mendon të vizitosh Grabovën si fillim duhet të sigurosh një makinë fuoristradë,  mbase kjo është edhe e e vetmja gjë që duhet të mendosh. Vitin e kaluar ky kusht nuk dukej dhe aq bindës, por këtë vit ishte kusht i vetëm dhe i domosdoshem. Cdo gjë tjetër nuk duhet të të shqetësojë aspak: njerëzit janë bujarë, mikpritës, të gjindshëm, fshati rrezaton histori, spiritualitet, peizazhi gjithë rrugës është i papërshkrueshëm. Kjo është Grabova e sipërme e njerëzve të mëdhenj: piktores Lika Janku, mitropolititit Andrei Shaguna,  piktorëve vëllezër Cetiri etj. Kjo është sot Grabova nga ku kanë dalë të shquar e të njohur që i dhanë vendit talentin e tyre, pasionin për zhvillimin dhe dashurinë për vendlindjen.  Grabova e Sipërme një kryeqendër e arumunëve të Shqipërisë është një nga fshatrat turistikë të vendit që nuk ke asnjë mundësi ta vizitosh për shkak të gjendjes së mjerë të rrugës. Ajo ka rënë në shumë vende dhe është e pamundur ta përshkruash. Sesi jetojnë ata banorë, pa shërbim mjeksor dhe pa komunikim me vendbanimet përreth, këtë e dinë vetëm grabovarët! Megjithatë ndër të tjera, aty është ndëruar edhe një hotel që shfrytëzohet vetëm nga turistët e aventurës. Pronari i saj harxhoi gjithë fitimet e punës  së tij në emigracion për ta ngritur këtë vend, por gjendja është e tillë. Po kështu është gjendja edhe në fshatrat arumune përreth: Niça, Llënga dhe Shipska janë po njëlloj të izoluara.  Askush nga përfaqësuesit e këtyre banorëve në organet drejtuese nuk ka mundur dot të lidhë votuesit e vetë me qytetin dhe zonat e tjera. Kjo është edhe arsyeja pse fshatarët e Grabovës së Sipërme nuk kanë dashur të votëbesojnë të zgjedhurit qendrore dhe vendorë. Një refuzim i tillë ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj braktisjes që pushteti i ka berë kësaj zone.

Previous Post

Radioul Online ARUMUN vocea identității noastre

Next Post

“Continuarea portalului de știri “arumun” și dezvoltarea postului de radio online”, un pas inante în pastrarea identității

editor

editor

Related Posts

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Portalul și postul de radio online “ARUMUN” din Albania vă urează: Sărbători fericite!

Portalul și postul de radio online “ARUMUN” din Albania vă urează: Sărbători fericite!

by editor
December 26, 2024
0

Din partea redacției Portalului de stiri si postului de Radio online: "ARUMUN": Sărbătorile de Iarnă să vă aducă pace în suflet....

Next Post
“Continuarea portalului de știri “arumun” și dezvoltarea postului de radio online”, un pas inante în pastrarea identității

"Continuarea portalului de știri "arumun" și dezvoltarea postului de radio online", un pas inante în pastrarea identității

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Fondacioni HM merr pjesë në takimin online “Tempus Fugit”
  • Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Dhjetor 2024

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.