Fondacioni HM është perzgjedhur si anëtar i Platformës së Partneritetit të Integrimit Evropian për Kapitullin 8 “Politika e Konkurrencës”. Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) është tryeza e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian për çdo kapitull. Ky është mekanizmi ku të gjithë përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë ju jepet mundësia për të qenë pjesëmarrës aktiv në procesin e negociatave për anëtarësim. Angazhimi në procesin e integrimit evropian është vullnetar. Autoriteti i Konkurrencës si lider dhe koordinator i kapitullit 8 ftoi të gjithë aktorët jo-shtetërorë që veprojnë në fushat e kapitullit 8 të kontribuojnë. Përmes emailit Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar perzgjedhjen e Fondacionit HM si anëtar i Platformës së Partneritetit të Integrimit Europian për Kapitullin 8. Në kuadër të proçesit të integrimit evropian, përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumentave strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së kërkon përgatitje cilësore dhe konsultime intensive me të gjithë aktorët e shoqërisë. Në këtë kuadër është parashikuar dhe ngritja e 33 tryezave të diskutimit dhe konsultimit të cilat korrespondojnë me 33 kapitujt e Acquis që do të negociohen si pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian. Në kuadër të këtyre tryezave, realizohet komunikimi dhe këshillimi mbi proçesin e integrimit evropian mes Autoritetit të Konkurrencës, si lider dhe koordinator i kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës, dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilat kanë një interes të veçantë në fushat që mbulohen nga ky kapitull.
Gëzuar 8 marsin!
8 marsi është një ditë e veçantë, sidomos për Fondacionin HM, ku një pjesë e bashkëpunëtorëve dhe të ekipit të...