U organizua nga “Instituti për Bashkëpunin dhe Zhvillim” Tryeza Informuese “Agjenda Kombëtare e Reformave: Roli dhe Pritmënitë e Shoqërisë Civile”. Veprimtaria u mbajt ditën e martë, datë 18 mars 2025, ora 11.30, në mjediset e “Europe House”. Në këtë takim mori pjes edhe Drejtoresha e Fondacionit HM znj. Entela Binjaku. Instituti për Bashkëpunin dhe Zhvillim ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën Informuese “Agjenda Kombëtare e Reformave: Roli dhe Pritmënitë e Shoqërisë Civile””.

Ky aktivitet synonte të vinte në pah rolin, kontributin dhe pritshmëritë e aktorëve sociale në Shqipëri nga Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027. E organizuar si pjesë e Nismes “Përmirësimi i angazhimit të grupeve të interesit në zbatimin e Instrumentit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje”, kjo Tryezë kontribuon në nisjen e një dialogu konstruktiv mes aktorëve socialë dhe politikë-bërësve në vendin tonë. Në përgatitje të Tryezës, CDI kishte hartuar një anketë të shkurtër https://forms.gle/TngA9fvwnhBBFZWa9 për të krijuar një opinion mbi perceptimet dhe njohuritë mbi Agjendën Kombëtare të Reformave.
