Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) zhvilloi takimin me temë : “Ecuria e procesit të integrimit europian dhe hapat në vijim”, me datë 19 Korrik 2023, ora 12.00. Takimi u zhvillua në sallën e Grupeve Parlamentare, në katin e katërt. Në këtë takim ishte pjesëmarrëse Sh.S.Znj. Christiane Hohmann, Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Fondacioni Harriet Martineau mori pjese per here te pare si anetar i ketij keshilli! Në njoftimin e dates 6 korrik 2023 të Sekretariatit Teknik të Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian “bëhej me dije, se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikimeve në përputhje me kriteret e përcaktuara, u vendos nga Kryetari dhe Nënkryetari i KKIE-së, miratimi i Fondacionit “Harriet Martineau”, si anëtar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Ju do të jepni ndihmesën tuaj në KKIE në kapitujt për të cilët keni ofruar ekspertizën”, thuhej ne kete njoftim. Në muajin qershor Parlamenti i Shqipërisë hapi thirrjet për aplikim të OSHC-ve për anëtarësim në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Ne pergjigjen derguar nga sekretariati teknik i ketij Keshilli Fondacioni “Harriet Martineau” miratohet si anëtar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. “Ju bëjmë me dije, se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikimeve në përputhje me kriteret e përcaktuara, u vendos nga Kryetari dhe Nënkryetari i KKIE-së, miratimi i Fondacionit “Harriet Martineau”, si anëtar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Ju do të jepni ndihmesën tuaj në KKIE në kapitujt për të cilët keni ofruar ekspertizën”, thuhet ne pergjigjen e ketij Sekretariati, Sipas faqes se internetit te Parlamentit parlament.al “Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit. Detyrat kryesore të tij përfshijnë: · Nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe shoqërisë civile, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian; · Sigurimi i diskutimit të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian, të zbatuara nga institucionet shtetërore, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë të interesuar; · Monitorimi i zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; · Analizimi i kuadrit ekzistues normativ dhe praktikave, në lidhje me procesin e integrimit europian, për çështjet që merr në shqyrtim; · Sigurimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm për procesin e integrimit me komisionet e përhershme parlamentare dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për integrimin europian; · Monitorimi i ecurisë së procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim”.