Fondacioni “H. Martineau mori pjese ne ”Takimin konsultues me OShC-të në kuadër të përgatitjes së thirrjes së pestë për projekt propozime – Programi ReLOaD. Shoqëria civile është një aktor i rëndësishëm për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe Procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Takimi u zhvillua në datë 15.02.2024 ora 10:30, në sallën e Këshillit Bashkiak Tiranë.Të ftuara ishin gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Tiranë.
Çështjet që u trajtuan në këtë takim lidhen me:
-Përcaktimi i tre prioriteteve të thirrjes të Cilat janë:
1. Përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike
2. Demokracia pjesëmarrëse në nivel vendor
3. Fuqizimi i të rinjve dhe migrantëve
-Përzgjedhja e anëtarëve të OShC-ve pjesëmarrëse në takim të cilët do të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të aplikimeve.
Entela Binjaku
Meri Dishnica
Frrok Shyti
Bashkia Tiranë, e angazhuar për të rritur bashkëpunimin me shoqërinë civile në përgjigje të prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve, po përgatit hapjen e thirrjes së pestë ReLOaD. Programi ReLOaD synon forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile, pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje, nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Metodologjia e përdorur mbështetet në parime si transparenca, gjithëpërfshirja, vijimësia dhe universaliteti, me qëllim arritjen e përfitimeve më të mëdha për komunitetin vendor.