Ne datat 24-26 maj ne Bukuresht jane duke u mbajtur 3 dite veprimtarish te ndryshme qe festojne Diten e Rumuneve te Kudogjendur, ose e njohur ndryshe Dita e diaspores. Me vendim presidencial e diela e fundit e muajit maj njihet si e tille. Kete vit kjo dite i takoi ne 26 Maj. Veprimtaria, nën patronazhin e lartë të Presidentit të Rumanisë, përfshiu një sërë aktivitetesh të organizuara nga Departamenti për Rumunët e Kudogjendur, në partneritet me Unionin e Artistëve Pamorë nga Rumania. Gjate ketyre diteve takohen së bashku artistë rumunë nga vendi dhe jashtë vendit nga fusha të ndryshme krijuese: art, dizajn, muzikë, film etj. por edhe përfaqësues të mjedisit asociativ, akademik dhe të biznesit nga komunitetet rumune jashtë kufijve. Ne kete veprimtari mori pjese edhe znj. Entela Binjaku, drejtore e Fondacionit “H.Martineau”. Ky ishte i dyti vit qe Fondacioni merrte pjese ne kete Dite me rendesi. Ne fjalen e saj pershendetese znj. Binjaku shprehu nder te tjera falenderimet per mbeshtetjen qe Departamenti i ka dhene Fondacionit dhe mirenjohjen per ndihmen e dhene. Ajo falenderoi znj. Craciun nga TVR-Internacional per gadishmerine ne komunikimin per projekte te perbashketa.
Veprimtaria gëzon bashkëpunimin e institucioneve të rëndësishme si: Parlamenti i Rumanisë, Patriarkana Rumune, Filarmonia “George Enescu” Opera Kombëtare e Bukureshtit, Muzeu Kombëtar i Fshatit Rumun, Muzeu Kombëtar i Artit i Rumanisë, Muzeu Historik Kombëtar i Rumanisë, Java e Dizajnit Rumun (një projekt i Institutit), Transilvania Film etj.
Ne kete edicion te pranishmit paten mundesine te ndiqnin artistë si: pianistja prestigjioze Elisabeth Sombart nga Zvicra, instrumentisten e panit Mariana Preda (Holandë), pianisten Lavinia Dragoş (Gjermani), etj.