Kisha “Shën Nikolla” në Kavajë organizoi një veprimtari kulturore me në qendër familjen. Të ftuar ishin ish presidenti Meta, deputetë dhe qytetarë të shumtë. Kjo veprimtari u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes!
I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Fisnik Qosja. “Dëshiroj të falënderoj sinqerisht nismëtarët e këtij aktiviteti si dhe të gjithë të pranishmit! Bashkia Kavajë patjetër do të marr përgjegjësitë e saja dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të çdo nisme që pasuron dhe rrit ndërgjegjësimin për mbështetjen e familjes! Le të përqafojmë dhe mbrojmë këtë institucion të shenjtë si e vetmja rrugë për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe më të qëndrueshme”, u shpreh kryetari Qosja.
Në këtë veprimtari mori pjesë dhe u ngjit në skenë grupi folklorik arumun i Kavajës i drejtuar nga z. Todi Buli. Grupi interpretoi një këngë në arumanisht.