Qeveria e Rumanisë jep, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, bursa për studime universitare për shtetasit e huaj që vijnë nga shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, për vitin 2024-2025.
Personat e interesuar për të marrë një bursë të ofruar nga Qeveria e Rumanisë kanë mundësinë të paraqesin aplikimin e tyre ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes platformës online Study in Romania. (www.studyinromania.gov.ro), në dy mënyra:
- nëpërmjet butonit „Apply for MFA scholarships” në adresën https://studyinromania.gov.ro
- direkt, në adresën https://scholarships.studyinromania.gov.ro/
Data e fundit për dorrëzimin electronik të kërkesave për bursë është 16 mars 2024.
Dosjet e aplikimit të dorëzuara pas afatit ose ato të dërguara përmes kanaleve të tjera (zyrat e regjistrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Ministrisë së Arsimit, adresat elektronike të punonjësve të MPJ-së/kompartimenteve në MPJ/misionet diplomatike dhe zyrat konsullore të Rumanisë ose misionet diplomatike të huaja të akredituara në Bukuresht) përveç platformës nuk do të merren parasysh.
Informacioni i nevojshëm për të marrë një bursë të ofruar nga qeveria rumune mund të gjendet në adresat e mëposhtme:
RO: https://www.mae.ro/node/1794,
EN: https://www.mae.ro/en/node/10251
FR: https://www.mae.ro/fr/node/10253.
burimi: /tirana.mae.ro/