“Pasuri në diversitet, kështu është konceptuar kjo ditë që u kushtohet jo vetëm gjuhëve zyrtare, por edhe atyre që fliten nga komunitete më të ngushta. Zakonet, traditat, elementet e parë të gjuhës së pakicës arumune sot i solli pranë nxënësve të klasës VIb dhe IXc, znj. Entela Binjaku që e falënderojmë për takimin mbresëlënës”, thuhet në njoftimin që shkolla 9-vjeçare jopublike “Flatrat e dijes” ka bërë në faqen e saj zyrtare në FB. Me rastin e “Ditës Evropiane të Gjuhëve ” zj. Binjaku mori pjesë në veprimtarinë kushtuar kësaj dite organizuar nga kjo shkollë e njohur jopublike e vendit.
Kjo ditë veprimtarie kulturore nisi falë ftesës që drejtoresha e këtij institucioni i bëri znj. Binjaku, pas dëshirës që nxënësja e klasës së 9-të Darlin Dimo kishte shprehur në formularin e plotësuar e që kishte në qendër organizimin nga ana e shkollës të Ditës Evropiane të Gjuhëve. Në fjalën e saj për nxënësit e klasave VI dhe IX zonja Binjaku foli për traditat, kulturën dhe gjuhën e të parëve arumunë si dhe për rëndësinë që kanë gjuhët e pakicave për kulturën e kombit shqipar. Ajo për rëndësinë e përdorimit në përditshmëri të gjuhës amtare, të dialektit Arumun, si dhe nevojen e ruajtjes dhe përcjelljes tek brezat e rinj të traditave dhe zakoneve të arumunëve.