Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë zhvilloi me 15 janar 2024 ora 11.00 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” në Tiranë takimin kulturor me titull: “Eminesku midis dy kulturave”. 15 janari përkon me ditëlindjen e poetit të shquar Mihai Eminesku dhe njihet si Ditë e Kulturës Kombëtare në Rumani. Vitin e kaluar zhvilluam në qytetin e Fierit edicionin e parë të kësaj veprimtarie në qendër letërsinë. Edhe programi i këtij viti përfshiu: recitime poezish të shkruara nga poeti i madh dhe sjelle ne shqip nga perkthyes te shquar si: K.Kycyku, D.Bubani, P. Jorgoni.
Në veprimtari morën pjesë rreth 30 persona, kryesisht të rinj të apasionuar pas kulturës por dhe nga komuniteti i minoritetit arumun. Ne kete takim te ngrohte e miqesor mori pjese edhe Ambasadori i Rumanisë, SH.T.Z. Octavian Șerban. Ambasadori Octavian Șerban paraqiti nje tablo te rendesise se kultures dhe identitetit ne nje bote globale, rendesine qe ka per te rinjte njohja e kultures kombetare. Me interes ishte percjellja edhe e kontributit te shquar te Emineskut si publicist, profili i shoqerise shqiptare sipas poetit te shquar, botuar ne gazetat e kohes rreth 150 vjet me pare. Takimi vijoi me lexim poezish te shkruara në gjuhën rumune dhe te perkthyera mjeshterisht në gjuhën shqipe. Nder poezite e interpretuara ishin: Odë”, “Glosë”, “Përse nuk vjen”?, “Sa vite shkuan”, “Vetem ti më s´më shfaqesh”Lidhjet historike midis dy popujve tane bazohen në momentet madhore të historisë, kulturës, qytetërimit dhe diplomacisë midis dy vendeve.