Më datë 15.01.2023 në qytetin e Fierit, Fondacioni “Harriet Martineau” organizoi aktivitetin kulturor me titull: “Eminesku mes dy kulturave”. 15 janari është ditëlindja e poetit Mihai Eminesku. Të pranishëm ishin të rinj, pjestarë të komunitetit arumun të qytetit të Fierit, miq e dashamirës nga Vlora dhe Pogradeci, bashkëpunëtorë të Fondacionit etj. Prezantoi aktivitetin nxënësja e klasës së 7-të Darlin Dimo. Në paraqitjen për të pranishmit u theksua se aktiviteti i kësaj paraditeje kulturore ishte i veçantë për disa arsye:
- Ky është aktiviteti i parë që Fondacioni “Herriet Martino” zhvillon për vitin 2023.
- Është aktiviteti i parë i organizatorëve kushtuar potetit të shquar Mihai Eminesku. Organizatorët synojnë që ky aktivitet të vazhdojë të mbahet në mënyrë të përvitshme në qytetin e Fierit i njohur për lidhjen me kulturën dhe letërsinë dhe sidomos me Rumaninë.
- Në programin e këtij aktiviteti u përfshin lexime poezish dhe krijimesh kushtuar Emineskut. Takimi u çel me një fjalë përshëndetëse nga drejtoresha e Fondacionit znj. Entela Binjaku e cilae cila bëri për të pranishmit një paraqitje të shkurtër të projekteve të realizuara nga Fondacioni me mbështetjen e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur (DRP). Ajo foli për ngritjen e të parit portal në gjuhën rumune në Shqipëri, më pas për projektin e ngritjes së klasave të arumanishtes dhe të rumanishtes në fshatin Mekat të Vlorës, më tej edhe me sistemimin e kushteve të mjerueshme të shkollës dhe pajisjen e klasës me mjete logjistike, për të vijuar me projektin e tri koncerteve në Vlorë, Korçë dhe Tiranë me rastin e Festave Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë. “Falë një granti të dhënë nga DRP-ja edhe si shoqatë tashmë jemi më të fuqizuar se më parë”, u shpreh ajo. Në përfundim të fjalës përshëndetëse znj. Binjaku tha: “Ky është i disati aktivitet që mbajmë në qytetin e Fierit në këto vitet e fundit. Nisëm me një përurim të librit të ish ambasadorit Perpelea në nëntorin e vitit 2018, më pas me përurimin e abetares së dialektit arumun të autorit Thoma Binjaku në dhjetorin e vitit 2020 dhe vijuam në qershorin e vitit 2022 me festimin e 10-vjetorit të themelimit të Fondacionit “H.Martineau”. Duhet të përmendim ndër të tjera edhe pjesëmarrjen e fëmijëve fierakë falë kërkesës së paraqitur nga Fondacioni në tri nga edicionet e kampeve verore ARC dhe konkretisht në vitin 2019, në vitin 2022 dhe në vitin 2021 në versionin online. Arsyeja pse zgjedhim Fierin për të zhvilluar aktivitetet tona lidhet me faktin se vendlindja ime është këtu, Fieri dallon për praninë e familjeve arumune dhe të personaliteteve arumune dhe sepse edhe brezi i ri është i lidhur me Rumaninë falë studimeve në institucionet rumune”, u shpreh znj. Binjaku duke i falëndëruar për praninë dhe duke i ftuar të ndiqnin programin e përgatitur për këtë rast. Më pas e mori fjalën z. Kopi Kyçyku, Doktor i Shkencave, akademik, profesor i Gjuhës Italiane dhe Historisë së Ballkanit, përkthyes i disa veprave letrare, nga disa gjuhë, në shqip, rumanisht dhe italisht. Në fjalën e tij z. Kyçyku foli për punën me përkthimin e veprës së autorit Këlinesku mbi jetën e Emineskut, duke u ndalur edhe tek kontributi i arumunëve në historinë e zhvillimeve shoqërore në vendin tonë. Ai theksoi rëndësinë e figurave e rëndësishme të letrave si Poradeci duke u vlerësuar edhe lirizmin e dy poetëve. Aktiviteti vijoi me maturanten Sibora Goga e cila lexoi për të pranishmit duke ndarë me ta një ese krijuar enkas për këtë rast. Aktiviteti u mbyll me lexime poezish të shkruara nga Eminesku nga nxënësja maturante Vilma Zonja dhe nga studentja e Universitetit të Mjekësisë “K.Davila” në Bukuresht, Sofie Simaku. Në vargjet e interpretuara prej tyre dhe që mbanin firmën e poetit të shquar, shpaloseshin ndjenjat më të thella të shpirtit, lirizmi i poetit dhe dashuria e pakufishme për vendin. Aktiviteti i mbajt në një klimë të ngrohtë, miqësore shoqëruar edhe me prodhimet e vetë sipërmarrjes sociale “KeBuono” ku edhe u zhvillua.Organizatorët synojnë që ky aktivitet të vazhdojë të mbahet në mënyrë të përvitshme në qytetin e Fierit i njohur për lidhjen me kulturën dhe letërsinë dhe sidomos me Rumaninë.