Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Andia Ulliri, zhvilloi me 6.12.23 një tryezë të rrumbullakët diskutimi, me temë Bashkëpunimi dhe aktivizimi i ndërsjelltë deputet–publik, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Të ftuar për të marrë pjesë ishin 24 përfaqësues te Organizatave te Shoqërisë Civile dhe Organizata Ndërkombëtare, si World Vision Albania, OSCE Presence in Albania, NDI, Nisma Arsis, Qendra T’REJA, Dimension Human, Fondacioni DoWn Syndrome Albania, CRCA/ECPAT Shqipëri, Barazi ne Vendimmarrje, Unioni i Këshillave Studentore, Europolice Federation, Fondacioni Harriet Martineau, ALTAX, Akademia e Studimeve Politike, EFD etj. Nw kwtw takim Fondacioni Harriet Martineau u perfaqesua nga znj. E.Binjaku, Drejtore Ekzekutive. Në fjalën e saj, znj. Ulliri theksoi rëndësinë e takimit te përbashkët në kuadër të ditës ndërkombëtare te vullnetarizmit, si dhe i falënderoi për pjesëmarrjen dhe po ashtu shprehu mirënjohjen për punën e përditshme të tyre në shërbim të komunitetit. Znj. Ulliri u shpreh se në Shqipëri, fushata e ndërgjegjësimit publik mbi vullnetarizmin organizohen nga organizata të ndryshme joqeveritare, të cilat bashkëpunojnë edhe me institucionet shtetërore. Aktivitetet përfshijnë mobilizimin e vullnetarëve në aktivitete të ndryshme, seminare, trajnime dhe publikime. Këto aktivitete zhvillohen në lidhje me fuqizimin e të rinjve nëpërmjet vullnetarizmit, mbështetjen e minoriteteve në nevojë, pastrimin e mjedisit, etj. “Bashkëpunimi i institucionalizuar ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë duhet ende të forcohet për të siguruar pjesëmarrje domethënëse të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në proceset vendimmarrëse, duke përfshirë edhe në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE.”,- vuri ne dukje deputetja Ulliri. Aktivizimi i shoqërisë civile në Kuvend, sfidat që has shoqëria civile dhe organizatat, në kuadër të bashkëpunimit me deputetin, si edhe hapësirat e komunikimit me deputetin, rritja e fokusit kryesor te organizatave të ndryshme, përfshirja e aktoreve te jashtëm ne procesin e vendimmarrjes së Kuvendit, projektet mbi aktivizimin rinor, promovimi i vullnetarizmit, ishin disa nga temat e diskutuara.