- Më 30.09.2022 në mjediset e Hotelit “Tirana International” salla „ONUFRI” Fondacioni “Harriet Martineau” përuroi projektin me titull: “Pajisja e shkollës dhe vazhdimi i orëve të arumanishtes dhe të rumanishtes në Mekat të Vlorës”. Nje vit me pare ne kete fshat Fondacioni kishte zhvilluar me sukses projektin i parë me titull: “Klasat arumune dhe rumune në shkollën e Mekatit, Vlorë”. Projekti 1 dhe 2 u realizuan me mbështetjen e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur dhe shënonin një hap përpara në rrugën e arsimimit, një lidhje me rëndësi me identitetin. Në aktivitetin perurues ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban. Per 60 dite ky projekt u percoll ne valet e TV Kombi Fier dhe per 17 dite rresht ne valet e Televizionit “Eden 3” Vlorë.
- Dhjetor 2022 ne mjediset e Qendres Liria, Universiteti i Tiranes, Drejtuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjese ne konferencën ndërkombëtare me titull: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” organizuar nga FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Ajo mbajti kumtesen me titull: Arumunet qe kam takuar, nje udhetim mes bashkekohesve te mi ne konferencën ndërkombëtare me titull: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” organizuar nga FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
- Fondacioni H. Martineau organizoi aktivitetin me titull: “Festat afrojnë popujt” me rastin e festave Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë. Aktiviteti u zhvillua me datë 02.12.2021, ora 11.00 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” ne kryeqytet. Në aktivitet ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban.
- Ditën e dielë më 13 mars 2022 një grup fëmijësh nga fshati Mekat dhe Beshisht të komunës Shushicë të Vlorës zhvilluan një vizitë në Ardenicë. Aktiviteti social u organizua nga Fondacioni H.Martineau.
- “Një ditëlindje për shumë njerëz”- 06.06.2022, aktivitet në Fier me rastin e përvjetorit të 10-të të Fondacionit “Harriet Martineau”.
- Nxënës nga Fondacioni H Martineau marrin pjese ne kater nga 16 edicionet e kampeve verore ARC: në Sulina, Oglinz dhe Sacelu si dhe ne edicionin online te ketij kampi ne 2021.
- 28-30 tetor 2022- Fondacioni HM merr pjese ne konferencen shkencore me titull: “Histori vendore dhe histori nderkombetare ne kontekstin evropian”, edicioni II, mbajtur ne Lugozh, Rumani.
- 21, 23, 25 nentor 2022- Fondacioni „Harriet Martineau” organizoi aktivitetin muzikor me titull: “Miqësia historike midis dy kulturave (Shqipëri-Rumani)”. Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajten tre koncerte ne Vlore- Teatri “Petro Marko”, Korce-Teatri “Andon Zako Cajupi” dhe Tirane ku interpretoi Orkestra Simfonike e Universitetit të Arteve. I ftuar grupi folklorik arumun i Kavajes. Në aktivitetin e Tiranes, mbajtur ne Qendren Kulturore prane Katedrales Ortodokse ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban.
- Më datë 15.01.2023 ora 11:00, në qytetin e Fierit, Fondacioni “Harriet Martineau” organizoi aktivitetin kulturor: “Eminesku mes dy kulturave”. I ftuar z. Kopi Kycyku.
- Fondacioni Harriet Martineau në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturën e Banatit, Fakultetin e Muzikës dhe të Teatrit, Universiteti Perëndimor i Timishoarës organizuan tri ditë aktivitete në Tiranë dhe në Fier. Aktivitetet nisën në datën 16 Maj 2023, në orën 11:00 në selinë e Ambasadës së Rumanisë Tiranë. Në këtë vizitë në Ambasadë perfaqesuesit nga Tirana dhe nga Timishoara u priten nga drejtuesi i Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë Sh.T. Ambasadori Oktavian Sherban.
- Fondacioni H.Martineau dhe Shoqata për Kulturën e Banatit, Timishoara firmosën marrëveshjen e partneritetit dhe Bashkëpunimit Kulturor. Ekipi prej 8 pjestarësh mori pjesë në disa takime kulturore në Tiranë dhe në Fier.
- 14 maj 2023, Fondacioni H.Martineau prezantoi per te pranishmit programin dhe pjesemarrjen e grupit folklorik arumun te Kavajes ne “CloudFest” edicioni 7 ne Tirane.
- Fondacioni H.Martineau merr pjesë ne Bukuresht në takimin e 28 majit 2023, Ditës së Rumunëve të Kudondodhur. Nga data 25-28 maj në Bukuresht është mbajtur Festivali me titull “Këtu -aty” edicioni VI.
- Fondacioni H.Martineau organizon takimin e miqve nga Norvegjia dhe Finlanda mes arumunëve të Shqipërisë në Vlorë dhe në Gjirokastër.
- Fondacioni “Harriet Martineau” miratohet si anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Parlamentin e Shqipërisë.
- Fondacioni H.Martineau firmos marrëveshjen e partneritetit dhe Bashkëpunimit Kulturor me Shkollën Doktorale të Historisë në Universitetin e Oradeas dhe me Muzeun e Tokës së Lumenjve Krish në Oradea.
- Fondacioni H.Martineau është duke zbatuar dy projekte të financuara nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur: Mësojmë arumanisht dhe rumanisht online fundjavave dhe vazhdon prej 3 vjetësh portalin e parë në gjuhën rumune në Shqipëri arumun.com. Fondacioni po punon për celjen e radios online HM që do t´i kushtohet komunitetit arumun në Shqipëri.
- Fondacioni HM prej muajit mars ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit në komunitetet arumune të vendit për pjesëmarrje në procesin e Rregjistrimit të Popullsisë.
- Fondacioni do të organizojë në muajin gusht aktivitetin përkujtimor në nderim të figurave arumune të qytetit të Fierit të ndarë nga jeta.
- Fondacioni HM.ka ofruar ndihmë në aplikimet për Universitetet rumune të të rinjve arumunë të vendit tonë në vitin akademik 2023-2024.