• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Festohet në Tiranë “Dita e Gjuhës Rumune”

editor by editor
August 31, 2024
in veprimtari
0
smart

smart

136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 30 gusht 2024, Fondacioni H.M organizoi “Ditën e Gjuhës Rumune” në Ambasadën Rumune në Tiranë. Qëllimi i veprimtarisë është kremtimi kulturor i kësaj dite. Dita  festive u shoqërua me pjesëmarrjen e shoqatave arumune, aktivistëve si dhe me praninë  e SH.T Ambasadori i Rumanisë, z. Oktavian Sherban (Octavian Șerban).

Hapja e veprimtarisë u shënua me fjalen e z. Ambasador Sherban. Më pas u bë një prezantim nga Entela Binjaku, Drejtoreshë e Fondacionit H.M. në lidhje me nismën e nisur vitin e kaluar për të festuar traditat dhe personalitetet rumune në Ditën e Gjuhës Rumune. Edicioni i sivjetshëm mban titullin: “Të frymëzuar nga tradita”.

You might also like

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

Folklori arumun në takimin online

Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP) lanson edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”

Aktiviteti do të vazhdojë me prezantimin e studentes Klea Malka e cila solli në vëmendje të të pranishmëve traditat arumune përmes punimeve të saj pirografike të punuara me dorë. Punimet e Kleas (të zbukurimit të sipërfaqes së objekteve prej druri me djegie) përfshijnë portrete, imazhe të ndryshme, objekte arti, tradita arumune etj. Klea Malka, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Bukuresht u shpreh: “Jam e lumtur që jam me ju në ditën e gjuhës rumune duke marrë pjesë me disa nga veprat e mia në stilin pirogravurë. Pirografia ose shkrimi me zjarr është një art, një teknikë e lirë në të cilën druri zbukurohet me shenja djegieje me një mjet metalik të nxehtë. Fillova ta mësoj këtë lloj arti që në klasën e gjashtë. Talenti im u vu në pah nga shokët e mi të klasës dhe mësuesit. Kur u mbajt një kurs pirografie, ata  dëshironin që unë të merrja pjesë. Ata më besuan dhe unë pranova. Në klasën e nëntë kam fituar çmimin “Pirogravura më e bukur”. Aktualisht jam studente por kur kam kohë të lirë pikturoj, sepse për mua ky hobi është si profesion. Në fillim nuk kisha shumë porosi sepse jo shumë njerëz e njohin artin e djegies së drurit, por me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi. Piktura që më kushtoi shumë kohë ishte një hartë e botës. Në pikturat e paraqitura kam dashur të shpreh pikat e përbashkëta mes kulturës, traditës dhe zakoneve shqiptaro-arumune. Duke filluar nga zanatet, bujqësia, letërsia, arti, dashuria për natyrën dhe kafshët. Kjo është një formë e mesazhit që dua të përcjell. Impulsi i të rinjve për të promovuar gjithnjë e më shumë kulturën dhe vlerat e mira të origjinës sonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj! Falënderoj zonjën Entela për këtë organizim dhe për mundësinë për të mbajtur ekspozitën.Kjo veprimtari festive u moderua nga studentja në Fakultetin e Mjekesisë në Bukuresht, Jurdesa Malka.

Previous Post

E ardhmja e Shqipërisë në 8 minuta…

Next Post

Intelektual model, misioner në arsim dhe kulturë “Mësues i merituar” z. Thoma Binjaku

editor

editor

Related Posts

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

by editor
May 23, 2025
0

21 Maj 2025- Në orën 09. 00, u organizua në Bibliotekën "Musine Kokalari" në Tiranë veprimtaria që shënon: "Ditën Ndërkombëtare...

Folklori arumun në takimin online

Folklori arumun në takimin online

by editor
May 20, 2025
0

Fondacioni Harriet Martineau, Tiranë mori pjesë në Takimin Hibrid të organizuar nga Shoqata A.I.Cuza në Haidelberg te Gjermanise, e cila...

Clasele online de aromână şi română funcţionează şi pe timpul vacanţei

Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP) lanson edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”

by editor
May 17, 2025
0

Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP) ka lansuar edicionin XVI të Programit të Kampeve "ARC" dhe ka hapur sesionin e...

Takim me lexues në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Takim me lexues në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

by editor
April 5, 2025
0

2 prilli eshte Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë. Me rastin e kesaj Dite nisma "Të mësojmë shqip sëbashku" zhvilloi...

Next Post
Intelektual model, misioner në arsim dhe kulturë “Mësues i merituar” z. Thoma Binjaku

Intelektual model, misioner në arsim dhe kulturë "Mësues i merituar" z. Thoma Binjaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • “Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht
  • Folklori arumun në takimin online

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.