Rreth nesh

Fondacioni “Harriet Martineau” u themelua në Tiranë në datë 06. 06.2012 me nismën e një grupi intelektualësh. Fondacioni punon në drejtim të edukimit të të rinjve me vlerat e një shoqërie të zhvilluar e të së drejtës. Në qendër të angazhimit të Fondacionit është edhe promovimi i pakicave kombëtare (arumune), ruajtja, afirmimi i identitetit kulturor dhe gjuhësor, promovimi përmes mass-medias i identitetit gjuhësor të pakicave, forcimi i njohjeve gjuhësore të pakicave etnike tek të rinjtë. Kjo OJF mban emrin e studiueses Harriet Martineau e cila i ka lënë fondit të shkencave shoqërore një pasuri të çmuar mendimesh e pune studimore. Ky emër sjell në mënyrë simbolike kontributin e gruas në shoqëri dhe nevojën për të vlerësuar këtë kontribut përmes punës dhe aktivitetit të saj.