Respektimi i traditave, dokeve dhe zakoneve te pakicave kombetare por edhe sigurimi i kushteve për vlerësimin e tyre është i një rëndësie të lartë në proceset integruese. Parë në këtë kontekst shoqëror vjen edhe ekspozita “Ri-Vitalizimi i materies”e artizanit Ilir Kaçani ne “Parking Art Gallery” pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Shqipëri. Autori është mbështetur dhe përcjell përmes punëve të tij artizanale tri dimensione kryesore: dashurinë për Shqipërinë, respektin për përkatësinë e tij etnike dhe pasionin për lirinë e të krijuarit. Pakica kombëtare arumune gjithmonë ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimet e shoqërisë shqiptare: falë punës, pasionit, këmbënguljes dhe virtyteve të tjera nga kjo pakicë kanë dalë figura që kanë spikatur në arsim, kulturë, sporte etj.
Në Shqipërinë evropiane dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së, dhe ligjit 96\2017 “Per Mbrojten e Pakicave Kombetare në Republikën e Shqipërisë” të gjitha pakicat duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe kushtet për gjuhën amtare, paraqitjen e identitetit te tyre kulturor për ruajtjen e traditave dhe të zakoneve. Ekspozita e Ilir Kaçanit është e para ekspozitë e punimeve të tij artizanale në kryeqytet dhe vjen edhe si një dëshirë e madhe e autorit për të paraqitur aftësitë e tij edhe në Tiranë për një publik më të gjerë. Në këtë ekspozitë prezantohen punimet artizanale në dru, materiale të riciklueshme, rërë, guacka, tel, metal, litar etj., të realizuara gjatë 5 viteve të fundit. Puna e tij e parë ka qenë një shportë me tela e nga ajo punë e deri më sot me shumë punë, mund e sakrificë ai ka realizuar stema, korniza, vazo etj. Ajo që disa vite më parë nisi si një pasion i çastit u shndërrua me kalimin e kohës në një punë këmbëngulëse dhe sfiduese. Iliri vjen nga një prej familjeve të respektuara arumune të fshatit Skrofotinë të Vlorës dhe në mjaft prej punimeve të tij përcillet atmosfera e jetës rurale e ndërthurur me elementë të traditave të kësaj pakice kombëtare. Tezgjahu, tradita e zierjes së rakisë, e rrahjes së bylmetit në dybek, besimi fetar etj.janë disa nga këto elementë që të sjellin në vëmendje trashëgiminë ndërbrezore dhe nevojën për ta ruajtur atë të gjallë.
Vendlindja, bregdeti, atmosfera e çdokohshme e Vlorës janë të pandashme në punët e tij të karakterizuara nga durimi, këmbëngulja dhe vullneti. Ekspozita vjen edhe nën moton: ‘Çdo aftësi është një mundësi” dhe synon t´i njohë të pranishmit me pasionin për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Sot në fillimin e vitit 2024 përmes nismave të tilla kulturore dhe gjithëpërfshirëse është koha të kujtojmë edhe njëherëse e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja evropiane e shoqërisë shqiptare përherë do të bashkohen rreth dashurisë për vendin, për origjinën, me respektin për sakrificën e brezave për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të të gjitha pakicave kombëtare.Respektimi i traditave, dokeve dhe zakoneve te pakicave kombetare por edhe sigurimi i kushteve për vlerësimin e tyre është i një rëndësie të lartë në proceset integruese. Parë në këtë kontekst shoqëror vjen edhe ekspozita “Ri-Vitalizimi i materies”e artizanit Ilir Kaçani ne “Parking Art Gallery” pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Shqipëri. Autori është mbështetur dhe përcjell përmes punëve të tij artizanale tri dimensione kryesore: dashurinë për Shqipërinë, respektin për përkatësinë e tij etnike dhe pasionin për lirinë e të krijuarit. Pakica kombëtare arumune gjithmonë ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimet e shoqërisë shqiptare: falë punës, pasionit, këmbënguljes dhe virtyteve të tjera nga kjo pakicë kanë dalë figura që kanë spikatur në arsim, kulturë, sporte etj. Në Shqipërinë evropiane dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së, dhe ligjit 96\2017 “Per Mbrojten e Pakicave Kombetare në Republikën e Shqipërisë” të gjitha pakicat duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe kushtet për gjuhën amtare, paraqitjen e identitetit te tyre kulturor për ruajtjen e traditave dhe të zakoneve. Ekspozita e Ilir Kaçanit është e para ekspozitë e punimeve të tij artizanale në kryeqytet dhe vjen edhe si një dëshirë e madhe e autorit për të paraqitur aftësitë e tij edhe në Tiranë për një publik më të gjerë. Në këtë ekspozitë prezantohen punimet artizanale në dru, materiale të riciklueshme, rërë, guacka, tel, metal, litar etj., të realizuara gjatë 5 viteve të fundit. Puna e tij e parë ka qenë një shportë me tela e nga ajo punë e deri më sot me shumë punë, mund e sakrificë ai ka realizuar stema, korniza, vazo etj. Ajo që disa vite më parë nisi si një pasion i çastit u shndërrua me kalimin e kohës në një punë këmbëngulëse dhe sfiduese. Iliri vjen nga një prej familjeve të respektuara arumune të fshatit Skrofotinë të Vlorës dhe në mjaft prej punimeve të tij përcillet atmosfera e jetës rurale e ndërthurur me elementë të traditave të kësaj pakice kombëtare. Tezgjahu, tradita e zierjes së rakisë, e rrahjes së bylmetit në dybek, besimi fetar etj.janë disa nga këto elementë që të sjellin në vëmendje trashëgiminë ndërbrezore dhe nevojën për ta ruajtur atë të gjallë. Vendlindja, bregdeti, atmosfera e çdokohshme e Vlorës janë të pandashme në punët e tij të karakterizuara nga durimi, këmbëngulja dhe vullneti. Ekspozita vjen edhe nën moton: ‘Çdo aftësi është një mundësi” dhe synon t´i njohë të pranishmit me pasionin për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Sot në fillimin e vitit 2024 përmes nismave të tilla kulturore dhe gjithëpërfshirëse është koha të kujtojmë edhe njëherëse e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja evropiane e shoqërisë shqiptare përherë do të bashkohen rreth dashurisë për vendin, për origjinën, me respektin për sakrificën e brezave për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të të gjitha pakicave kombëtare.
Sead Kazanxhiu
Entela Binjaku